Bie në greminë një person në Istog, nisin kërkimet

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Një person sot ka rënë në një greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhëdhësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi, tha se policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe kërkimet për ta kërkuar.

“Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur.

Të shohim tutje se çka do të rezultojë në këtë rast”, shtoi ai.

Të ngjashme