Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, ku si pasojë një automjet ka rënë në një kanal për shkak të humbjes së kontrollit nga pakujdesia.
Policia e Kosovës e ka bërë të ditur rastin duke njoftuar që personi i cili ka vozitur automjetin ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë lënduar lehtë.
Mësohet se i lënduari është dërguar në Spitalin e Prishtinës për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë:
‘Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës ku bie në një kanal. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa vozitësi i automjetit pëson lëndime të rënda trupore dhe i njëjti dërgohet në Spitalin e Prishtinës për tretman mjekësor’.