Një grua 34-vjecare ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse kjo është vetëvrasje.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur të mërkurën paradite.
“Një grua e moshës 34-vjeçare është hedhur nga një banesë në lagjen Dardania. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e saj”.
“Policia po e heton rastin por ende nuk mund të themi nëse është vetëvrasje apo dikush e ha hedhur qëllimisht”, ka thënë Ahmeti, për Klan Kosova.