Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave antiCOVID-19.
Gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 56 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Ndryshe javëve të fundit kemi pasur rënie të rasteve të infektimit me COVID-19 e po ashtu edhe të vdekjeve.
Dje në vendin tonë janë konfirmuar 20 raste të reja, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.