Bie numri i pacientëve me Covid-19, në katër spitale të përgjithshme nuk po trajtohet asnjë

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

“Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive. Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 8 pacientë.

Të ngjashme