Bie numri i rasteve aktive, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Kosovë janë 12 mijë e 651 raste aktive me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë vdekje dhe u regjistruan 600 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 2.584 qytetarë.

Mirëpo Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës edhe dje ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Nga IKShPK kanë thënë se situata epidemiologjike në vend është e rëndë pasi varianti Omicron po vazhdon të përhapet.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19. Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska”, thuhet nga IKSHPK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme