Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se për një ditë në Kosovë janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.
“Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.