Kosova vazhdon të kryesojë listën e vendeve me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve.
Në baza të shifrave të publikuara nga INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave) për muajin shtator të vitit 2016, por edhe për 9-mujorin e këtij viti, rezulton se vendet më të cilat eksportet e Shqipërisë kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 10,2 %, Malta me 18,4 % dhe Kina me 11,5 %, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtatorin 2015 janë: Italia me 1,1 %, Greqia me 19,0 % dhe Gjermania me 20,2 %.
Në periudhën janar-shtator të vitit 2015, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej rreth 132.2 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2016, eksporti i mallrave drejt Kosovës kap vlerën e 88,4 milionë euro, ose 34,8 milionë euro më pak.