Bie përkrahja për Vetëvendosjen, Gashi zbulon përqindjen sipas sondazheve

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se subjekti ku ai merr pjesë është në rritje e sipër, kurse për Lëvizjen Vetëvendosje shprehet se ka një rënie të përkrahjes popullore.

Megjithatë, Gashi u tregua i sinqertë kur tha se LVV-ja akoma vazhdon të jetë partia më e madhe në Kosovë.

Sipas Gashit, LVV-ja ka rreth 35 për qind të përkrahjes së qytetarëve në Kosovë.

“Mendoj se ka sondazhe tjera. Duhet me qenë i sinqertë. Prapë vazhdojnë me qenë të parët, por jo në ato numra, shifra. Mund të sillen rreth 33-35 për qind momentalisht, por me kalimin e kohës, aq më shumë ata bien në perceptimin qytetar”, tha Gashi në T7.

Gashi tha se nuk po gjen njerëz që e kanë votuar apo do ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë s’po gjej njerëz që thonë se e kam votuar ose e votojmë LVV-në, më herët nuk mundeshe me ecë në rrugë prej tyre”, shtoi Gashi.

“S’po dua t’i hodhi poshtë sondazhet. Ne i kemi matjet. Ka një matje të zgjedhjeve lokale, Kurti ka pësuar debakël në zgjedhjet lokale. Pres që e njëjta t’i përsëritet në zgjedhejt nacionale”.

Të ngjashme