Bie sistemi, numërimi i votave për asamble në Podujevë anulohet, nuk do të vazhdojë as nesër paradite

Prishtinë | 13 Tet 2025 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në Podujevë ka filluar numërimi i votave për asamblenë komunale.

IndeksOnline raporton se para disa minutash ka rënë sistemi.

Kjo ka bërë që atje të anulohet procesi i numërimit për sonte, madje komisionerët dhe vëzhguesit janë njoftuar se as nesër paradite nuk do të ketë numërim të votave.

Në Qendrën e Numërimit atje në një ndrrim janë 10 tavolina me nga 4 anëtarë.

Të ngjashme