Bie zjarr në një stallë në Dibër, digjen disa bagëti

Prishtinë | 26 Gus 2024 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

4 lopë, viça, 55 dele dhe 20 koshere bletë janë djegur si pasojë e një zjarri të rënë në orët e para të kësaj të hëne në një stallë bagëtish në fshatin Lashkizë të Zall Dardhës në Dibër në pronësi të shtetasve Petrit e Islam Poleshi.

Për shkak se kjo e fundit ka qenë e ndërtuar në masën më të madhe me lëndë druri, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka në pak minuta.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 4 lopë e 4 viça, 55 krerë dele, 20 koshere bletë që ndodheshin ngjitur me stallën dhe bazë ushqimore.

Të ngjashme