Bien gurë në aksin Librazhd-Elbasan, bllokohet rruga

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve. News24 raporton se masivë dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi. Moti i keq i ditës së mërkurë ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme