Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nga dita e mërkurë e tutje do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat.
Sasia e reshjeve do të jetë e ulët. Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6 m/s.