Big Mama flet pas daljes nga BBV

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Big Mama ka qenë e ftuara e radhës në Fan Club.

Ajo ka sqaruar edhe njëherë publikisht sherrin me Antonelen, e cila mori famë në Për’puthen e tani në BBV.

E gjithë situata eskaloi të premten kur Antonela e akuzoi Big Mamën se gjoja ajo e ka ofenduar në gjuhën serbe.

Kjo e pavërtetë e nevrikosi shumë Bigun duke rënë pre e provokimit të saj dhe duke kërkuar largimin nga shtëpia.

Kujtojmë se Bigu në nerva e sipër atë natë e ofendoi shqip banoren e BBV.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën, ti më ke sharë në serbisht, ke folur ulët.

Big Mama: Unë me dash të shaj, të shaj shqip, jo serbisht, mos fol se nuk kam të sharë serbisht, turp të vij se je më e ulët , je legene, pise , ti je 17 fytyreshe, je idiotja me e madhe, e degjenerume, të kap prej flokësh e çoj jashtë.

Teksa sot gazetaraj e Fan Club i tha Big Mames se gjuha jote të premten ka qenë e fortë ndaj Antonelës, ku këngëtarja tha se ajo e donte akoma më të fortë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme