Bija e dëshmorit: UÇK-ja s’ka kryer krime dhe nuk është organizatë kriminale, lufta i dha fund gjenocidit

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Flaka Fazlija, e bija e dëshmorit Fatmir Fazlija, ka thënë se nga Prishtina po shprehet bindja se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime dhe nuk është në asnjë formë organizatë kriminale.

“Çmimi i lirisë shpeshherë kuptohet i shkëputur nga pasojat e ndikimet e mëpastajmë që sjellë. Çdo popull duhet të themi se krijon ndërgjegjen e vet kombëtare dhe mbahet pas heroizmit të figurave të veta, përpjekjet e secilit shtet për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe kulturën e tyre duhet të vlerësohet por jo në secilin rast njerëzit e kanë të lehtë”.

“Për popullin tonë fatbardhësisht lufta e fundit në Kosovë shënon një përpjekje për t’i kontribuuar paqes, së drejtës dhe për t’i dhënë fund gjenocidit, masakrave dhe të gjitha dimensioneve të ushtruar mbi civilët shqiptarë. Ne nga Prishtina solidarizohemi dhe shprehim bindjen tonë të patundur se UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe nuk është në asnjë formë një organizatë kriminale, por një organizatë çlirimtare. Njerëz të cilët dënesën e dhimbjeve tona kolektive e kthyen në zë të fuqishëm të cilin e dëgjoi e gjithë bota, e në veçanti SHBA-ja, NATO-ja e BE-ja”, ka thënë ajo.

Të ngjashme