Bashkësinë Islame të Kosovës, përpos dy krerëve shtetërorë, përfaqësuesve politikë e qytetarëve, për Fitër Bajram e kanë vizituar edhe ndërkombëtarët.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jaan Brathu, dhe ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic, kanë ardhur që të urojnë nga afër myftiun Tërnava për një nga festat më të rëndësishme të myslimanëve.