BIK-u njofton besimtarët për Kurban Bajram

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të dielën, më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar festës mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë, duke filluar nga ora 4:55 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Më pas vazhdohet me namazin e Kurban Bajramit i cili falet në ora 06:15.

Me rastin e kësaj feste, Kryesia e BIK, ditën e parë, ashtu si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na e pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Të ngjashme