Billall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se kjo parti deri më tani nuk ka ndonjë vendim lidhur me formimin e ndonjë koalicioni parazgjedhor.
Sipas tij, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës Nisma nuk ka bërë ndonjë lëvizje tutje dhe aktualisht po konsolidohet në aspektin e brendshëm.
“Gjatë këtyre javëve të fundit strukturat kanë votuar që Nisma të garojë vet, me programin e saj me kandidatin e saj për kryeministër”.
“Jemi ne fazën e bisedimeve me disa personalitete të ndryshme për mundësitë e përfshirjes së tyre në listë”.
Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Sherifi diskutoi edhe për koalicionet e mundshme.
“Nisma pretendon të garojë e vetme. Sa u përket koalicioneve, me cilëndo parti që do të shkonte Nisma në koalicion parazgjedhor do ta përcaktonte fituesin”.
“Besoj se në ditët në vijim do të dalim me një vendim përfundimtar”.
Sipas tij, ngarendja e partive politike drejt Nismës është për shkak të fuqisë elektorale dhe korrektësisë në partneritet.