Bilall Sherifi – PSD-së: Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Kurtit flamurin kombëtar

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i NISMA, Bilall Sherifi, ka ironizuar me ‘’admirimin’’ e kryeministrit Albin Kurti, që ka për flamurin kombëtar, deris ka pyetur anëtarët e PSD’së se a do guxonin ta hiqnin atë nga Qeveria.

Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur anëtarët ePSD’së të cilës sot hoqën flamurin shtetëror, për të vendosur batanije në vend të tyre, se a do guxonin ta hiqnin flamurin kombëtar nëse do ishte i vendosur aty.

“Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Albin Kurtit flamurin kombëtar, pastaj e shohin çka ju ban”, ka shkruar Sherifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme