Bilanci 24 orësh rreth Coronavirusit nuk do të publikohet në orën 15:00, siç ishte bërë zakon që nga 15 korriku.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot konferenca ku do të publikohet raporti ditor i IKSHPK-së për COVID-19 dhe raporti për pacientët me COVID-19,do t1% mbahet në orën 15:30.
“Të nderuara media, në Ministria e Shëndetësisë mbahet sot Konferencë për media ku do të komunikohen: Raporti ditor të IKSHPK për Covid-19; Raportin për pacientët e spitalizuar në SHSKUK me Covid-19. Konferenca mbahet në 15:30”, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur që nga 15 korriku ora 15:00 të ishte orari i përcaktuar për publikimin e të dhënave më të fundit rreth COVID-19 në Kosovë.