Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 19 mijë e 328 raste pozitive, 3 mijë e 126 raste aktive

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 19 mijë e 328 raste nga 92 mijë 706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 678 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 15 mijë e 434 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 67 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme