Billie Eilish zgjedh kalërimin për ta ruajtur shëndetin mendor

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Billie Eilish u pa duke hipur mbi kalë, një aktivitet që ajo tha më parë se e ndihmon atë të luftojë stresin.

Eilish u shfaq në foto e veshur me një helmetë, pulovër me mëngë të gjata, doreza dhe çizme, shkruan PageSix transmeton Klankosova.tv.

Madje burime pranë artistes, thanë se superylli kaloi pak kohë “duke kalëruar me një trajner” dhe më pas punoi edhe në stalla.

Në korrik të vitit 2019, Eilish kishte thënë se kalërimin e do më shumë për efektin që përçon në shëndetin e saj mendor, sesa si një hobi.

Aktualisht, është e paqartë nëse ajo ende i drejtohet kalërimit për ta ndihmuar atë të ruajë qetësinë, por këngëtarja e “Ocean Eyes” ka qenë e sinqertë në lidhje me betejat e saj për shëndetin mendor në të kaluarën.

Të ngjashme