Bisedimet e para joformale trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së kanë filluar sot në Abu Dhabi, njoftojnë autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Bisedimet filluan sot në Abu Dhabi dhe janë planifikuar të vazhdojnë gjatë dy ditëve, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur dialogun dhe për të identifikuar zgjidhje politike për krizën”, tha ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Një nga temat më delikate që do të diskutohet është çështja e territorit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi. Kjo mbetet një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban në rajonin lindor të Donetskut, i cili besohet të përbëjë rreth 20% të territorit.
Zelensky ka refuzuar të heqë dorë nga kjo tokë, e cila është mbrojtur nga Ukraina me kosto të lartë gjatë viteve të fundit.