Eddie Hall u bë njeriu i parë në botë që arrin të ngrejë 500 kilogramë. Sportisti britanik njihet me pseudonimin “bisha”.
Më herët, ai kishte ngritur 465 kilogramë, por e njëjta peshë ishte ngritur edhe nga dy konkurentë të tjerë.
Rekordi i arritur nuk kaloi pa pasoja për njeriun më të fortë të globit.
Pasi ngriti shtangën 500 kilogramëshe, 28-vjeçari u shemb në tokë, si pasojë e presionit të lartë të gjakut në kokë, duke frikësuar te pranishmit.