Bislimi dhe Lajçak diskutojnë për targat dhe normalizimimin e marrëdhënieve me Serbinë

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se ai e Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Theksova rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, ai ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për një dialog parimor.

“Gjithashtu, përsërita interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Me z.Lajçak diskutuam dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme