Ekonomia Online
FUNDIT

Bislimi dhe Murati takohen në ShBA me Nënsekretaren për Tregti, Maris Lago

Bislimi dhe Murati takohen në ShBA me Nënsekretaren për Tregti, Maris Lago

Gjatë qëndrimit dhe vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati u pritën në takim nga Nënsekretarja për Tregti, Maris Lago. Forcimi i bashkëpunimit me SHBA-të dhe rritja e investimeve e shkëmbimeve tregtare […]

Gjatë qëndrimit dhe vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati u pritën në takim nga Nënsekretarja për Tregti, Maris Lago.

Forcimi i bashkëpunimit me SHBA-të dhe rritja e investimeve e shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona ishin kryetemë e diskutimit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi rritjen ekonomike të Kosovës dhe zhvillimit që ka njohur vendi në dyvjeçarin e fundit, duke theksuar edhe rritjen e eksportit si faktor kontribues në rritjen ekonomike”, thuhej në njoftim.

Vendi ynë i parë eksportues kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u kërkua që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që ekziston nga kompanitë tjera nga Kosova të eksportojnë edhe në SHBA dhe krijimi i mundësisë për trajnime të rreth 20 ndërmarrësve nga Kosova vitin e ardhshëm në SHBA.

Nënsekretarja Lago po ashtu u informua edhe për punën e Qeverisë në forcimin e mekanizmave institucionalë për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve të huaja direkte, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në aspektin administrativ e procedural ku hyn edhe dixhitalizimi i shërbimeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri Murati theksuan se për Qeverinë është i rëndësishëm vazhdimi i mbeshtetjes së SHBA-së në ndërtimin e një ambienti atraktiv të të bërit biznes në Kosovë, e njëherit e falenderuan Nënsekretaren Lago për takimin dhe bisedën e frytshme. 

Në këtë takim ata u shoqëruan dhe nga Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Amerikë z. Bujar Maxhuni.

Të ngjashme