Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër në Bruksel, pas bllokadës së kosovarëve në Serbi

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë, nesër në Bruksel, Bashkimi Evropian do mbahet një takim në nivel kryenegociatorësh.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet për një takim të mundshëm për nesër mes palëve.

Një takim mes palëve e kishte paralajmëruar edhe para dy ditëve ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, megjithatë jo për të tilla tensione të krijuara sot, veçse për çështjen e dinarit. /klankosova

Të ngjashme