Bislimi e Haxhiu e shpallin fitoren:Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu e Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje pak pas përfundimit të kohës së rregullt për votime si dhe pas publikimit të rezultateve të Exit Polit, janë deklaruar se VV është partia e parë fituese në vend.

“Nga komisionerët dhe exit-pollet jemi fitues. Por më e rëndësishme për ne është vota e sovranit. Deri sa të kemi rezultate zyrtare do të shtyjmë festën. Bëjmë thirrje të bëhen komisionerët gardianë të votave”, janë shprehur zyrtarët e VV-së.

Drejtori i Klan Kosovës ka nxjerrë exit-pollin e parë të këtyre zgjedhjeve, i cili i nxjerr LDK-në dhe VV-në fituese. Sipas këtyre rezultateve, LDK-ja dhe VV-ja kanë fituar nga 30 për qind të votave.

Ndërkaq, ky sondazh e vë PDK-në partinë e tretë me 8 për qind diferencë nga LDK-ja dhe VV-ja.

Sipas Exit Pollit, PDK ka 22.28 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD i ka 10.58 për qind të votave.

Ndërsa koalicioni Nisma dhe AKR’ja, sipas sondazhit, nuk e kalon pragun zgjedhor.

Ky exit-poll u publikua në orën 19:00, menjëherë pasi u mbyllën kutitë e votimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme