Bislimi pas takimit me ministrin çek i bindur se ky shtet do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 12:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është shprehur i bindur se Çekia do ta mbështes liberalizmin e vizave për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Bislimi ka thënë se vënia e Kosovës në agjendë për liberalizimin e vizave më 13 tetor është një hap shumë i rëndësishëm, por jo përfundimtar.

“E çmojmë faktin se e keni vendosur lartë agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova do të jetë në agjendë më 13 tetor. Ky është hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar”.

“Janë pesë procedura. Jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së. Ky është hap i rëndësishëm për qytetarët tanë. Procesi i liberalizimit është i rëndësishëm jo vetëm si simbolik, por edhe në politikë pasi do ta rritë kredibilitetin”.

“E informova Lipavskyn, se Qeveria jonë që nga fillimi është përfshirë në mënyrë konstruktive me dialogun me Serbinë”.

Ai ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces për normalizim të marrëdhënieve.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme