Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Gjatë takimit, ambasadori Grøndahl e zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan në lidhje me implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Grupit për Ballkan (BPRG).
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin, Zyrën e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.