Bislimi s’flet për takimin e 27 shkurtit, Szunyog pret që Kosova e Serbia ta pranojnë propozimin evropian

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 11:46 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka dashur ta komentojë takimin e 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Bislimi tha se është mosrespektim të flitet për temat tjera.

“Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i goditur. Të cilat do të shpërndahen tek qytetarët. Është hera e parë që në plotësi programi i besohet institucioneve të Kosovës. Është disrespekt (mosrespektim) për gjithë këtë punë që është bërë po më duket që është e pa denjë të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ai.

Por ndryshe nga Bislimi, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo marrëveshje.

“Dua të argumentoj që çka do që është e nevojshme të thuhet është thënë nga Lajçak dhe presim që të dyja palët ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo. Është shumë e qartë që ne kemi besuar që marrëveshja është shumë e rëndësishme për integrimin evropian”, tha ai.

Ai po ashtu përgëzoi Kosovën për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka bërë dje.

“Është shumë më rëndësi që Kosova ka ratifikuar me mbi 80 vota marrëveshjet ndërkombëtare. Ky është një interes që të shkojë përpara. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm. Janë duke sjellë përfitime për popullatën e Kosovës. Është një shenjë pozitive dhe vlerësohet nga BE”, tha ai.

Të ngjashme