Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Bislimi përmes një cicërime në Tëitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’. “Me […]
Bislimi sqarohet pasi u demantua nga zëvendëssekretari i KE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
Bislimi përmes një cicërime në Tëitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.
“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.












