Bitcoin në pikën më të lartë që prej Majit të 2018-ës

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Bitcoin kaloi kufirit e 9,000 dollarëve në pikën më të lartë që prej Majit të 2018-ës pas raportimeve se rrjeti social Facebook është pranë debutimit të një monedhe dixhitale duke shtuar optimizmin tek kriptomonedhat me shpresën se do të adoptohen në masë nga financat.

Kriptomonedha dixhitale më e madhe në botë u rrit me 9.4% të Premten në 9,191 dollarë. Rivalët Litecoin dhe Ethereum u rritën gjithashtu me 4.4% dhe 4% respektivisht.

Stoqet crypto janë duke u rritur edhe në Azi me Remixpoint me 9.9%, Monex Group dhe Ceres me 25 në Tokio dhe Vidente me 8.4% në Seul.

Bitcoin
“Fakti është i thjeshtë, një kohë kur njerëzit po kërkojnë një farë zone sigurtë, paratë kanë gjetur vendin tek bitcoin,” shprehej një ekspert i industrisë për Bloomberg.

“Kur paratë institucionale prekin bitcoin, ai është momenti që të gjithë kanë pritur prej kohësh,” vijoi Ai.

Bitcoin është rritur me mbi 130% që prej fillimit të 2019 duke dyfishuar vlerën e tij. Disa investitorë thonë se raportet e fundit rreth planeve të Facebook për lançimin e një kriptomonedhe po i shtyjnë njerëzit drejt bitcoin.

Bitcoin
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme