Bitcoin u rrit këtë fundjavë mbi pragun simbolik prej 10 000 dollarësh, për herë të parë që prej shtatorit.
“Kriptomonedha e njohur arriti kulmin me 10 194,88 dollarë për një bitcoin”, sipas shifrave të llogaritura nga ofruesi i të dhënave financiare “Bloomberg”, një nivel që prej katër muajsh e gjysmë.
“Monedha virtuale u ul menjëherë pas përfitimeve të marra”, theksoi Marcus Swanepoel, drejtues i Luno, një platformë për këmbimin e kriptomonedhës.
Ajo u vlerësua rreth 9 830 dollarë sot deri në orën 11:10 GMT.