Kriptovaluta më e famshme Bitcoin arrti një rritje prej gati 10 për qind dhe është duke arritur në 9 mijë dollarë për herë të parë në muajt e fundit.
Ku në fillim të vitit 2019, çmimi i Bitcoin ishte 4 mijë dollarë, ndërsa sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera ka arritur në 8,700 dollarë.
Po ashtu, në 24 orët e fundit top dhjetë kriptovalutat që kanë kapital më të madh, si Litecoin dhe EOS kanë shënuar rritje dyshifrore.
Kujtojmë se vlera e Bitcoinit shpërtheu në vitin 2017, ku çmimi u rrit nga 1 mijë dollarë në 20 mijë dollarë në vetëm 12 muaj.