Biznes me ajrin

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 09:37 | Nga

Sipërmarrës të shkathët kanë zbuluar prej disa vitesh një mall të ri: ajër të pastër. Biznesi me ajrin duket mjaft fitimprurës.

Kërkesa për oksigjen është më e lartë se kurrë. Sidomos në Kinë, ku sipas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi një milion vetë nga efektet e ndotjes së ajrit. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.

Në Tokio, Nju Jork dhe Los Angeles ka të ashtuquajtura bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin.

Më i kërkuari – ajri i maleve

Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mblidhen çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.

Megjithatë prodhimi është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 për qind nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola. Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një deri në dy vjetësh”, rekomandon shitësi i ajërit.

Edhe sipërmarrja australiane Green & Clean nxjerr fitime milionëshe me shitjen e bombolave me ajër nga deri apo malet.

38816120_401

Oksigjen për të sëmurët

Për disa pacientë me disa lloj sëmundjesh bombolat me oksigjen janë me rëndësi jetike. Ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në botë me bombola oksigjeni janë dy kompani gjermane: Grupi Linde në Mynih dhe Air Products në Nordrhein-Westfalen, në Hattingen. Kompania Air Products u themelua në vitin 1940 në SHBA dhe tani është i pranishme në 50 vende.

39977222_401

Edhe më i madh është grupi Linde në Mynih. Kompania e themeluar nga shpikësi i frigoriferit, Carl von Linde, në vitin 1880 është e përfaqësuar sot në më shumë se 100 vende. Shitjet e bombolave të gazit arritën vitin e kaluar në 3.74 miliardë euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme