Mbi 700 nxënës të dy shkollave në fshatin Greme i janë gëzuar sot marrjes së dhuratave të përgatitura për ta nga bizneset e shumta të fshatit Greme. Drejtori i shkollës “Jeta e re” në fshatin Greme Jeton Ahmeti, tha se kjo iniciativë ka qenë mjaft e qëlluar pasiqë edhe në ditën e themelimit të ushtrisë fëmijëve po u jepen dhurata e flamuj të Kosovës e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që gjithmonë ta kujtojnë këtë ditë historike.
Edhe përfaqësuesit e bizneseve të cilat grumbulluan këto dhurata thanë se dëshirojnë që fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë, prandaj për festat e fundvitit dhe për ditën e themelimit të ushtrisë kanë dashur që gëzimin ta ndajnë bashkë me ata që do t’i gëzojnë të mirat e shtetit të Kosovës.
Kurse vet fëmijët u shprehën të kënaqur që u vlerësuan me dhurata e flamuj.
Drejtuesit e shkollës së fshatit Greme thanë se kanë edhe nevoja të tjera për përmirësim të kushteve rreth procesit edukativo-arsimor Ndërsa në bashkëpunim me bizneset e këtushme po planifikohet që të realizohen disa projekte.