Kapen hajnat e 47 mijë eurove në Ferizaj

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 15:00 | Nga

Hetuesit e policisë në Ferizaj kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar për “vjedhjen e rëndë” që kishte ndodhur javën e kaluar në një shtëpi në fshatin Greme.

Rasti kishte ndodhur më 21 tetor, rreth orës 22:10, në këtë fshat të Ferizajt. G. A. (19 vjeç), A. A.( 23 vjeç) dhe i mituri A. A. (17 vjeç), dyshohet se kishin hyrë në shtëpinë e D. K. dhe kishin vjedhur 47 000 euro, si dhe stoli ari në vlerë 2 000 euro. Më pas, ata ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor kanë gjetur tek i dyshuari G.A. dhe i kanë konfiskuar një pjesë e parave të vjedhura. Ndërsa po vazhdojnë hetimet deri në kompletimin e rastit.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve G.A. dhe A.A. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndërsa i miturit A. A. është për 24 orë në ndalim policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme