Bizneset e gastronomisë në Ferizaj do të dezinfektohen pa pagesë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha bizneset e gastronomisë në Komunën e Ferizajt do të dezinfektohen pa pagesë.

Kjo pasi që kompania “Ekologjia” kishte shprehur gatishmërinë që këtë shërbim t’ua bëjë të gjitha bizneseve ferizajase pa pagesë për shkak të situatës së pandemisë. 

Po ashtu, këto biznese do të pajisen pa pagesë edhe me certifikatë të licencuar kundër sëmundjeve ngjitëse, raporton KOHA.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve e kanë mirëpritur këtë mbështetje, pasi që deri tash shumica prej tyre nuk kanë pasur mundësi ta paguajnë me para një shërbim të tillë.

Inspektorati i Komunës, i cili po e monitoron këtë aksion, ka kërkuar nga të gjithë të interesuarit të lajmërohen në Komunë për të përfituar nga ky donacion.

Ky aksion do të vazhdojë deri më 1 qershor.

Të ngjashme