Për të shfrytëzuar teleferikun në Brezovicë, pagesa bëhet për çdo xhiro.
Megjithatë për pagesat që kanë bërë, skiatoreve nuk u është dhënë kuponi fiskal, njofton Klan Kosova.
Këtë nuk e mohojnë as punëtorët e kompanisë serbe që shfrytëzojnë këtë qendër skijimi, derisa kuponë fiskalë klientët nuk marrin as në shumë restorante që janë të mbushura me turistë.
Klan Kosova ka provuar të bisedojë edhe me pronarët e disa restoranteve, që kryesisht janë serbë, por ata nuk pranuan të flasin.