Adhuruesit e muzikantes Ariane Grande do të duan që në vend se në shkollë të shkojnë në Starbucks për ta provuar pijen e re të cilën për zinxhirin e popullarizuar të dyqaneve të kafesë e krijoi ylli i muzikës pop.
Grande e ka lansuar pijen ‘it’ të quajtur ‘Cloud Macchiato’, me të cilën u krenua në rrjetet sociale.
“Cloud Macchiato” është një përzierje kremoze bazën e të cilës e përbën espresso, më pas shkon kremi i ftohur i rrahur dhe disa pika karamel.
Pijen e kafeinës të “rëndë” 180 kalori Starbucksi e përshkruan si “pije të lehtë me shkumë dhe një mënyrë krejt të re për ta dashur makiaton tuaj. Mund ta zgjidhni një variant të ftohtë ose të ngrohtë të pijes me aromë kanelle ose karameli.
Grande në Twitter i postoi disa foto në të cilat shihet duke pirë “Cloud Macchiato”, e veshur vetëm në një përparëse të gjelbër me mbishkrimin Starbucks.
Pas postimit të saj, adhuruesit reaguan me komente humoristike. “Kush do të guxojë ta blejë ndonjë madhësi tjetër përveçse grande”, shkroi një adhurues.
Por nuk ishin të gjithë të mahnitur me pijen. Grande u kritikua për përbërësit e saj për shkak se këngëtarja e re pretendon të jetë vegane, ndërsa shkuma në krye të pijes është e bërë nga të bardhat e rrahura të vezës.
Përndryshe, Ariana (25) është personi më i ndjekur në rrjetin social Instagram, ku e ka kapërcyer Selena Gomezin. Këngëtarja e re ndiqet nga madje 146 milionë njerëz.
Këngëtarja e re po i thyen edhe rekordet muzikore. Madje tri këngë nga albumi i saj “Thank U, Next”, i zunë tri pozitat e para në toplistën e Billboard të 100 këngëve më të dëgjuara në botë gjë që deri më tani e kanë arritur vetëm Beatles në vitin 1964.