Biznesmeni kosovarë Pirro Piraj përmes një postimi në llogarin e tij në facebook ka treguar për keqpërdorimet dhe vjedhjet që KESCO përmes faturave i’u bënë qytetarëve.
Ai ka fotografuar faturat që i ka pranuar nga kjo kompani për pagesën e shfrytëzimit të energjisë elektrike, dhe i ka postuar ato në llogarin e tij në facebook, aty shihet se si fatura e energjisë elektrike është fryrë dhe sic potencon ai pa asnjë arsye.
Më tej biznizmeni jep edhe sqarimin se si kanë ndodhur këto keqpërdorime, përmes faturave.
“Fatura në të majtë, njëjtë sikurse tek ajo në të djathtë, borxhi ka qenë 0, mirëpo në faturën në të majtë pagesa në fund është 3,21 euro më shumë se shuma e cila do të duhej të paguhej!. Pra, në vend se totali për pagesë të ishte 38,77 sepse aq është realisht, është 41,98 euro, për 3,21 euro më shumë, pa asnjë arsye!”.
Tutje Piraj e ka quajtur hajni klasike, duke thënë se vlera është e vogël mirëpo dukuria është e madhe.
“Krejt rastësisht sot e vërej këtë hajni klasike të KESCO! Vlera është e vogël, mirëpo dukuria është e tmerrshme, pasi që jam i bindur që shumë nga ne nuk ju kushtojmë rëndësi detajeve, e këta nuk e lëshojnë rastin, qoftë edhe për pak para!”.