Biznesmeni i LDK-së i reagon ashpër partisë së tij: Sektori privat vendos vetë për përfaqësimin në borde

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 21:32 | Nga

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, biznesmeni Hashim Deshishku ka reaguar ashpër pas miratimit të një amendamenti të Ligjit për Shoqëritë Tregtare që ka të bëjë me përfshirjen e grave në Bordet e shoqërive aksionare me kuotën 40% që është propozuar nga deputetja Mimoza Kusari. Ky amendament është kundërshtuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani meqë sipas tij kjo është ndërhyrje në çështjet e sektorit privat.

Ai është shprehur si habitur se si partia e tij ka mundur të propozojë që në kompani provate të jenë me ligj mbi 40 për qind femra.

Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se sektori privat vendosë vet se kush duhet të jetë anëtarë i Bordit.

“Jam i habitur si mundet LDK-ja (Parti e djathtë) me propozu në kompani private të jenë me ligj në Borde të jenë 40% gjini femërore. Sektori privat vendos vet se kush duhet të jetë anëtarë i Bordit femër apo mashkull. Për arsyeje se sektorit privat i interesojnë vetëm kualiteti e jo gjinia. Nëse e meritojnë gjinia femërore pse mos të jenë në Borde. 100% . ZOT BONE HAJR…..”, ka shkruar Deshishku.

Ky amendament po ashtu është kundërshtuar edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i NISMA-së, Bilall Sherifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme