Blair: Do ta vazhdojë ndihmën për Kosovën

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 14:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama gjatë një konference për media bashkë me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, ka thënë se është falënderues ndaj tij për gjithë atë që ai ka bërë për popullin kosovar, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se ndihet jashtëzakonisht mirë për mundësinë që ta nderojnë me çmimin “Qytetar Nderi” i Prishtinës.

“E dini të gjithë Tony Blair çka ka dhënë për vendit tonë me punën e tij të madhe jo vetëm që ka bind popullin britanik se intervenimi në Kosovë është shumë i nevojshëm dhe i drejt por e ka bind edhe Amerikën edhe botën dhe i falënderohemi nga zemra që sot është këtu dhe mundemi personalisht ta nderojmë me nderin e madh si qytetar i nderit i qytetit. Unë i falënderoj edhe njëherë gjithë ata që ka bërë për popullin kosovar këtu por edhe për popullin shqiptar në Britani”, tha ai.

Ndërsa, Tony Blair theksoj se do t’i ndihmoj Kosovës në çfarëdo mënyre që do të mundet.

“Jam shumë i nderuar me qenë prishtinali ky është një simbol shumë i rëndësishëm për mua, ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm. Dikush që ka qenë jashtë tash është kthyer dhe ka marr një rol publikë. Prishtina është një qytet i gjallerishëm një qytet ku e ndjen që rinia e qytetit është një mënyrë shpirti i këtij qyteti dhe është një qytet ka edhe shumë mundësi të jashtëzakonshme tash keni disa cilësi të rëndësishme këtu keni inovacionin e teknologjisë një prej gjerave me të rëndësishme që mundet me pas një shtet sot. Mendoj që është shumë me rëndësi ata prej nesh qe ishim krah Kosovës me krenari në ato ditë të errëta është me rëndësi që qëndrojmë sot me ju”, theksoi Blair.

Ish kryeministri britanik premtoj vazhdimin e ndihmës për Kosovën me institutin e tij.

Të ngjashme