Blair pritet nga fëmijët në oborrin e Kuvendit me flamuj të Kosovës e Britanisë së Madhe

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 11:34 | Nga Natyra Salihaj

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur nga një grup fëmijësh të cilët mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Britanisë se Madhe, para Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo pritje e ngrohtë e ish-kryeministrit britanik u bë pasi mbajti një fjalim rasti në seancën solemne që u organizua nga Kuvendi i Kosovës.

Blair po qëndron në Kosovë, për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pasi ishte njëri nga protagonistët kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s dhe dhënies fund të luftës.

Blair është pritur edhe nga liderët shtetërorë të Kosovës, të cilët e kanë vlerësuar lartë kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme