Blaka i AAK-së, sfidë për Kurtin: Bëje një deklaratë 1 minutëshe pa gënjyer

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori për Informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, përmes një deklarate në rrjetë sociale, ka dërguar një sfidë për kryeministrin Kurti.

Blaka i cili thotë se i shkruan nga pozita e ‘një qytetari të Kosovës’, ka sfiduar Kurtin me sa vijon:

“‘TË LUTEM, BËJE NJË DEKLARATË TË SHKURTËR, NJË MINUTËSHE PËR MEDIA, DEKLARATË NË TË CILËN NUK KA ASNJË GËNJESHTËR, KU KREJT ÇKA E THUA, ËSHTË E SAKTË.”‘

Më tutje, Blaka ka shprehur besimin e tij që Kurtit i ka mbetur siç thotë ai “pak njerëzillëk në trup”, pasi që sipas tij, gënjeshtra është tanimë pjesë e personalitetit të Kryeministrit.

Blaka ka theksuar se është frymëzuar ta bëjë këtë sfidë, pasi lexoi deklaratën e Kurtit rreth rritjes së numrit të ushtarëve të FSK-së, që sipas Kurtit është bërë për shkak të kërcënimeve nga Serbia. Blaka përmbyll deklaratën duke bërë sqarime rreth kësaj teme duke thënë:

“Këtë rrenë të kulluar, mbase edhe e besojnë disa nga qytetarët, por, edhe ti e di Kryeministër, që numri i ushtarëve nuk rritet prej teje e as kabinetit tënd. 

FSK është bërë ushtri më 2018, dhe kjo ushtri ka një plan 10-vjeqar, të detajuar, ku përfshihet mes tjerash edhe rritja e kapaciteteve”.

Të ngjashme