Kanë vazhduar sot gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, vend ky në të cilin po dyshohet për varrezë masive.
Rreth dyshimeve për gjetjen e mbetjeve mortore mbrapa Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, prokurori i rastit Elez Blakaj u deklarua para mediave se ende nuk është gjetur diçka në gërmime për të cilën kanë dyshuar.
Prokurori Blakaj ka cekur se gërmimet do të vazhdojnë konform urdhëresës së Prokurorisë Speciale, ashtu si është parë në urdhëresë.
“Edhe nesër do të shikohet në çdo vend ku ka dyshime për mbetje mortore dhe do t’iu njoftojmë në vazhdimësi”, ka thënë Blakaj.
Ky është gërmimi është i treti brenda dy javësh për të zbuluar varrezën e dyshimtë masive me të vrarët shqiptarë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.