Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit nuk duhet të përzihet në punën e Prokurorisë Speciale për gjykimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.
Madje drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj i tha Ekonomia Online se reagimi i Kurtit është i pavend, ngase siç thotë ai politika nuk duhet të përzihet në punët e gjyqësorit.
Por sipas Blakajt, Prokuroria Speciale duhet të jetë me aktive në përfundimin e rasteve, pasi siç tha ai numri i personave të dënuar është i vogël.
“Fondi për të Drejtë Humanitare në Kosovë i ka gjykuar krimet e luftës që janë zhvilluar në Kosovë qysh nga viti 1999 deri me tani. Krejt pak ka pasur gjykime dhe një numër i vogël i njerëzve që janë përgjegjës për krime lufte që janë dënuar. Sipas të dhënave të monitorimit të gjykimeve për krime në Kosovë, janë 41 persona që janë dënuar me gjykim të plotfuqishëm në Kosovë. Ky numër është i vogël, shumica dërmuese e viktimave nuk kanë parë drejtësi”.
“Reagimi i kryeministrit në ardhje është i pavend dhe është një lloj përzierje në kompetencat e gjyqësorit, prej aspektit politik askush nuk ka drejtë në atë mënyrë të kërkoj që brenda një kohë të shkurtë gjyqësori të ndërmerr veprime. Janë organet tjera që monitorojnë punën e gjyqësorit”.
“Nuk është dashur që këto reagime të vijnë nga niveli politik, si dhe përgjigja e Prokurorisë Speciale edhe pse përmban arsyetime të logjikshme, mirëpo arsyetimet e tilla nuk e paragjykojnë punën e zyrës të prokurorit special. Prokuroria Speciale ka ngritur disa aktakuza në disa raste për krime lufte do të ishte mirë që kjo të jetë më aktiv t’i përfundojë rastet edhe rastet të cilat janë procedurë paraprake”, u shpreh Blakaj.
Blakaj theksoi se ndryshimi i Kodit Penal për gjykim në mungesë nuk i ndihmon viktimave, por vetëm shkakton kokëçarje për gjyqësorin.
Ai ka përmendur edhe rastin e shtetit të Kroacisë për të cilën tha ai se nuk i ka praktikuar gjykimet në mungesë.
“Ky ka qenë motivi i deputetëve të VV më shumë se një vit të cilët kanë propozuar amendamentin e kodit të procedurës penale që në atë mënyrë me u mundua edhe gjykimi në mungesë në mënyrë që të ketë sa më shumë gjykime. Organizata jonë e ka kundërshtuar sepse ne jemi nis që në bazë të disa premisave se këto procese gjyqësore në mungesë sjellin më shumë kokëçarje për gjyqësorin se sa që kanë ndihmuar viktimave”.
“Gjykimet në mungesë asnjë prej tyre nuk kontribuar shumë. Familjet e viktimave nuk kanë me qenë të kënaqura me faktin që ata që janë dënuar në këto gjykime në mungesë nuk janë duke e mbajtur burgun.Ne kemi qenë kundërshtar të këtyre gjykimeve në mungesë dhe shumë shpesh ata që kanë propozuar këto ndryshime në këtë procedurë penale janë thirre, shembull kemi Kroacinë. Por nuk i ka praktikuar gjykimet në mungesë”, ka thënë ai.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, të dielën ka kërkuar llogari nga Prokuroria Speciale për mosgjykimin e krimeve të luftës.
Ndërsa Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LVV-së, Albin Kurti.
Në reagimin thuhet se në fund të vitit 2018 ka trashëguar nga EULEX-i rreth 900 dosje për krimet e luftës, si dhe rreth 2000 dosje për personat e zhdukur.