Blerim Latifi nga PDK ka komentuar mosmarrëveshjet e LDK’së dhe VV për koalicion, duke thënë se kjo është e gjitha një biznes për ndarjen e plaçkes.
Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka cituar psikologun e njohur amerikan, Harold Lassëell, duke thënë se e gjithë kjo mund të përmbledhet me disa pyetje.
Postimi i Latifit:
Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr?
“Harold Lassëell, politikolog amerikan, shumë i njohur dikur, por tani vetëm brenda qarqeve akademike e filozofike, ka lënë një përkufizim briljant për politikën që zhvillohet në vendet ku idetë dhe parimet politike nuk kanë asnjë rëndësi. Në këto vende, thotë Lassëell, politika reduktohet në katër pyetje të thjeshta: Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr? Shkurt e shqip: bisnes i ndarjes së plaçkës!”, ka shkruar Latifi.