Blerim Shala i bashkohet PDK-së?

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 13:41 | Nga

Ish-nënkryetari i Parë i AAK-së, Blerim Shala, do t’i bashkohet PDK-së. Aderimi në Partinë e Veselit, Shala po e bën pasi për një kohë ishte deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.

Ish-gazetari Shala shkon në partinë e Kadri Veselit pasi ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Express.

Shala para se t’i bashkohej AAK-së kishte qenë udhëheqës i Gazetës Zëri.

Anëtari i ri i PDK-së, prej kohës kur kanë nisur bisedimet me Serbinë, ka mbajtur pozitën e koordinatorit për dialog.

Zyrtarizimi i Shalës mund të bëhet gjatë ditës së sotme. Ai pritet të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputetë.

Express ka kontaktuar me Shalën, por ai s’e ka konfirmuar aderimin në PDK. “Jam në takime”, ka thënë Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme